E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ministri Hasani takon Papën gjatë vizitës në Vatikan, Ati i Shenjtë vlerëson harmoninë fetare

Në një audiencë private në selinë e shenjtë, Papa Françesku priti Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Me vlerësimin për përpjekjet e Atit të shenjtë dhe të kishës katolike në ruajtjen e paqes dhe harmonisë mes komuniteteve fetare dhe popujve, Igli Hasani theksoi si vlerë të Shqipërisë bashkëjetesën fetare dhe gjithë përpjekjet e saj për të qëndruar në anën e duhur të historisë në kohë luftërash e konfliktesh.

Reklamë

Harmonia fetare ishte një nga vlerësimet që Papa Françesku veçoi si një model që duhet ndjekur nga vendet e rajonit të Ballkanit dhe përtej tij.

Vizita e Ministrit e të Jashtëm në Vatikan përkon dhe me 10 vjetorin e ardhjes së Papa Françeskut në Tiranë.

Në atë kohë Ati i shenjtë zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë në Evropë për ta vizituar me qëllimin për të përçuar mesazhin e rëndësisë që ka dialogu ndërfetar dhe po aq nderoi edhe martirët e persekutimit të regjimit komunist./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë