E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ministri Hasani takon drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë: Vazhdojmë angazhimin në promovimin e rolit të shqiptarëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në një tur tre ditor në vendet e rajonit.

Kosova ishte ndalesa e parë e ministrit Hasani. Më pas, në datat 17 dhe 18 ministri do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Reklamë

Ditën e sotme, Hasani ka zhvilluar takime me drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.

Reklamë

Angazhimi për promovimin e rolit të shqiptarëve si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal ishte në fokus të diskutimeve.

“Takime miqësore e të frytshme me drejtues e përfaqësues të partive politike në Kosovë, Vlora Çitaku PDK, Lumir Abdixhiku LDK, Ramush Haradinaj AAK dhe Fatmir Limaj Nisma, të cilët kanë kontribuar në shtetformimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.

Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit të shqiptarëve, si kontribues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal”, shkruan ministri Hasani.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë