E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Hasani takon Thaçin në Hagë: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë asnjëherë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani vizitoi ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Prej nëntorit të 2020 ai është i burgosur në Hagë për disa akuza mes të cilave për krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës, 1998-1999.

Reklamë

Pas takimit me ish kreun e shtetit të Kosovës, Igli Hasani tha se e gjeti Hashim Thaçin besimplotë se drejtësia do të triumfojë.

“Ishte vërtet mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia e kthjelltësia e vizionit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta e tatëpjeta. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht. E informova presidentin për zhvillimet më të fundit në vendin tonë, por edhe ato në rajon, si dhe përpjekjet e pa kursyera nga ana jonëpër paqen, stabilitetin dhe zhvillimin”, tha ministri Hasani.

Reklamë

Në emër të qeverisë, Igli Hasani tha se diplomacia shqiptare do të bëjë gjithë përpjekjet për një proces gjyqësor të hapur dhe në përmbushje të të drejtave të njeriut siç parashikohet në konventat ndërkombëtare ndaj ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç Hashim Thaçit me drejtësinë në Hagë, thuasje me të njëjtat akuza për krime kundër njerëzimit, si vrasje, zhdukje e personave apo tortura, po përballet edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Më shumë video

Reklamë