E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri Hasani pret nesër në takim homologen finlandeze, zbardhet agjenda

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të presë nesër në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, e cila do të zhvillojë një vizitë disaorëshe në Tiranë.

Krahas takimit dypalësh, dy homologët do të mbajnë një deklaratë për shtyp, pas së cilës Valtonen do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Reklamë

Deklarata për shtyp e dy ministrave do të mbahet në orën 11:15.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës janë vendosur më 27 gusht 1956.

Reklamë

Si Shqipëria ashtu edhe Finlanda nuk kanë përfaqësi diplomatike në kryeqytetet përkatëse. Shqipëria mbulon marrëdhëniet diplomatike me Finlandën nga Ambasada në Stokholm, ndërsa Finlanda mbulon marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë nga Ambasada në Athinë.

Të dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe një dialog politik që po intensifikohet.

Gjatë dy dekadave të fundit, Finlanda ka mbështetur vazhdimisht procesin integrues – anëtarësues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Shqipëria mbështeti fuqishëm anëtarësimin e Finlandës në NATO./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë