Subscribe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në New Dehli, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Raisina Dialogue.

Ai ka bërë me dije se do të takohet me homologë dhe ekspertë të njohur globalë. Hasani do të diskutojë me ta mundësitë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe partneriteteve dypalëshe në sektorë të ndryshëm.

“Sapo mbërrita në Nju Delhi, për të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Raisina Dialogue, një ndër konferencat më kryesore të Indisë mbi gjeopolitikën dhe ekonominë.

Do të kem disa takime me homologët dhe ekspertët më të njohur globalë, për të diskutuar mundësitë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe partneriteteve dypalëshe në sektorë të ndryshëm.

Faleminderit Dr. Subrahmanyam Jaishankar për ftesën dhe mikpritjen”, shkruan Hasani.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *