Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është pjesëmarrës në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, qëmbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 30 Nëntor – 1 Dhjetor 2023.

 

Pak pas mbërritjes në Shkup, Ministri Hasani është takur me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

 

“Kënaqësi të nisja angazhimin në Këshillin Ministror të OSBE në Maqedoninë e Veriut, me takim me Sekretarin e Jashtëm David Cameron. Diskutuam planet për avancimin e agjendës sonë dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer për çështje shumëpalëshe”, nëvizoi Minstri Hasani në platformën X.

 

Konflikti Rusi-Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti i paqes në rajon, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile do të jenë temat kryesore për të cilat do të diskutohet në takimin e Shkupit.

 

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në janar të vitit 2023, për t’ia kaluar atë Maltës për vitin 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *