E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri Hasani me homologen për Çështjet Evropiane të Suedisë: Shqipëria e vendosur për të përmbushur procesin gjithëpërfshirës drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur sot në Tiranë Ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Jessica Rosencrantz.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë theksuar bashkëpunimin dhe lidhjet e frytshme mes Shqipërisë dhe Suedisë, si dhe kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për të ruajtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në Evropë.

Reklamë

Ministri Igli Hasani ka gjetur rastin të shprehë mirënjohjen e Shqipërisë ndaj autoriteteve suedeze për përkrahjen dhe ndihmën e fuqishme përgjatë viteve për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Suedia ka qenë përherë një mbështetëse e pandalshme ndaj Shqipërisë për reformat institucionale, demokratizimin, mirëqeverisjen dhe asistencën teknike gjatë rrugëtimit tonë evropian.” – cilëson ai.

Ndër të tjera në takimin me Ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani ka nënvizuar edhe vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e procesit të reformave gjithëpërfshirëse dhe transformuese për t’u përafruar në kohën e duhur me standardet evropiane, si dhe rolin e saj si kontribuuese e rregullt në bashkëpunimin, stabilitetin dhe kohezionin e rajonit tonë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë