E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ministri Hammond, i bindur në Brexit me marrëveshje

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond  është shprehur i sigurt se Britania do të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, teksa përgatitet për t’u larguar nga blloku.

 

Deklaratat e tij kanë ardhur në kohën kur janë duke u rritur pritshmëritë për një largim të Britanisë pa marrëveshje. Kjo pasi shefi i Bashkimit Evropian për negociatat rreth Brexitit, Michel Barnier ka thënë se blloku duhet të jetë i përgatitur për një Brexit pa marrëveshje, dhe se Gjermania është duke u përgatitur për të gjithë skenarët, duke përfshirë edhe një të tillë.

 

Reklamë

Hammond ka paralajmëruar disa herë për dëmin që do të shkaktohej si pasojë e largimit të Britanisë nga blloku në marsin e vitit të ardhshëm në rast se nuk ka marrëveshje paraprake, transmeton Rel.

 

“Unë besoj se do të jemi në gjendje të arrijmë një pakt. Është në interesin e 27 vendeve anëtare dhe Mbretërisë së Bashkuar, që Brexiti të përfundojë lehtas në marsin e vitit të ardhshëm”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë