Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur se Greqia po punon fort për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

 

Në një konferencë të përbashkët në Shkup me homologun e tij maqedonas, Bujar Osmani, ai deklaroi se rruga e vetme është mbështetja e qartë e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

 

”Jemi të sigurt dhe besoj fort se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë menjëherë”, theksoi ai.

 

Dendias shtoi se vizita në Shkup tregon se ”këto vende janë së bashku me ne në rrugën drejt Evropës”.

 

”Mendojmë se jemi aleat juaj i afërt, do të japim mbështetje që të marrëdhëniet midis vendeve tona të ecin përpara”, shtoi ai.

 

”Greqia është e orientuar ndaj zbatimit të besueshëm dhe të drejtë të Marrëveshjes së Prespës”, tha Dendias.

Sipas Osmanit, perspektiva evropiane në rajon është çështje e interesit të sigurisë mes palëve.

 

”Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë është mënyra më e mirë që të kthehet besueshmëria evropiane në rajon dhe në këtë drejtim më gëzon fakti që ne kemi mbështetjen e plotë të Greqisë”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *