Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth deklaroi se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të hapen para Samitit të Zagrebit. Duke folur për metodologjinë e re të zgjerimit, Roth u shpreh se është koha që të dy vendet të marrin një sinjal pozitiv.

 

“Tanimë mbetet që përpara Samitit të Zagrebit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, brenda këtij të fundit të gjendet dakordësia rreth çeljes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë arritur shumëçka në rrugën e tyre drejt BE-së dhe duhet t’u jepet drita e gjelbër. Këtë e kanë merituar fort me punën e tyre të dyja vendet. Diskutimi rreth përmirësimit të procedurës së anëtarësimit nuk duhet të çojë në vonesa të mëtejshme në nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

 

Edhe Presidenti i PE, David Sassoli u shpreh se Shqipëria është gati për të hapur negociatat dhe dha shpresë se diçka e tillë mund të ndodhë edhe në mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *