Një muaj para se vendet anëtare te Bashkimit Europian te japin vendimin për hapjen ose jo te negociatave për anëtarësim, ne Tiranë ka mbërritur ministri gjerman i shtetit për europen Michael Roth.

 

Takimin e pare Roth e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama dhe ne rrjetet sociale ministri i shtetit për Europen ka vlerësuar reformat qe po ndërmerr Shqipëria ndërsa ka theksuar se ende ka shume për te bere.

 

Me pas ministri i shtetit për europen Michael Roth ka zhvilluar një takim me liderin e opozitës Lulzim Basha.

 

Te shtunën Roth do te takoje shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati dhe te dy politikanet do te dalin para medias ne një deklarate.

 

Pak dite me pare gjate vizitës ne Berlin kryeministri Edi Rama takoi edhe ministrin gjerman për Europën, Michael Roth.

 

Sipas Dojce weles gjate ketij takimi Roth theksoi se nuk mund te behet reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *