Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas zhvilloi bisedime me homologun e tij Iranian Javad Zarif, gjatë vizitës zyrtare në Teheran, një përpjekje kjo për të lehtësuar tensionet në Gjirin Persik.

 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Mass ritheksoi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

 

HAIKO MAAS


MINISTER I JASHTEM I GJERMANISE

 

“Marrëveshja bërthamore është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e Evropës. Ne nuk duam që Irani të ketë armë bërthamore. Gjermania dhe partnerët e saj evropianë po bëjnë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e kësaj marrëveshjeje”

 

Ndërsa në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel”, Maas tha se po dështoi marrëveshja bërthamore, Iranin nga ana tjetër e kërcënon izolimi ndërkombëtar, e një gjë e tillë do të ishte kërcënim për rajonin.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif  u shpreh se ai dhe homologu gjerman patën bisedime “të sinqerta dhe serioze” për marrëveshjen bërthamore .

Zarif premtoi angazhimin dhe bashkëpunimin e Teheranit me nënshkruesit e marrëveshjes për ta shpëtuar atë.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e thellimit te perplasjeve me SHBA, duke shtuar se pa heqjen e sanksioneve amerikane Irani nuk do të angazhohet për zgjidhjen e konfliktit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *