Ministri i jashtëm ishte pranë familjeve që vuajnë nga gjakmarrja. Ditmir Bushati pasi shpërndau dhurata për fëmijët e ngujuar premtoi se ky fenomen do të marrë fund që me nisjen e  zbatimit të Reformës në Drejtësi. Bushati tha se gjakmarrjes i ka plagët e thella në shoqëri ndaj dhe apeloi që të punohet për eliminimin e saj.

 

Më herët ministri i jashtëm konsumoi mëngjesin në shtëpinë e të moshuarve ku kërkoi solidaritet me ata qe janë ne pamundësi. Të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar qëndruan pranë 28 institucioneve të përkujdesjes sociale në të gjithë vendin duke festuar me shtresat në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *