E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Bota

Ministri britanik paralajmëron të dyshuarit rusë për Rastin Skripal

Sajid Javid responds to an urgent question on the Windrush controversy in the House of Commons, London, after he was appointed as the new Home Secretary.

Ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid, ka paralajmëruar se dy të dyshuarit në sulmin me agjent nervor në Sallsbëri kundër ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, do të ndalohen dhe gjykohen nëse ndonjëherë largohen nga Rusia.

 

Në një prononcim për BBC-në ministri Javid ka thënë se të dyshuarit mendohet se janë pjesë e Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë, (GRU), dhe kanë shërbyer në bazë të urdhrave nga “nivelet më të larta” të Moskës.

 

Reklamë

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia janë helmuar me agjent nervor në muajin mars. Të dyshuarit kanë udhëtuar drejt Britanisë nga Moska më 2 mars dhe janë identifikuar si, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov.

 

Ndërkohë dy ditë më vonë, policia ka thënë se të dyshuarit kanë hedhur agjentin nervor para derës së Skripalëve. Sulmi ka lënë të sëmurë Skripal, 66 vjeçar dhe vajzën e tij, Yulia 33 vjeçare, për javë të tëra.

 

Javën e kaluar Britania është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë pajtuar me deklarimet e Britanisë se “pothuajse me siguri”, Rusia ka miratuar helmimin.

 

Rusia në anën tjetër i ka cilësuar këto deklarata “të rreme” dhe ka cilësuar këtë situatë” histeri anti-ruse”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë