Subscribe

I sapoemëruari Ministër i Brendshëm, Taulant Balla i bëri thirrje policisë së shtetit të prangosë autorët e dhunës së paprecedentë të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve, Jashar e Bilbil Maja.

 

Akti i ish-deputetit, Rrahman Rraja për të dorëzuar mandatin ishte një vetëndëshkim moral thotë Balla, por ndërkohë, të pandëshkuar ende mbeten djali i tij, Rexhep dhe vëllai i tij, Xhelal Rraja.

 


TAULANT BALLA


MINISTËR I BRENDSHËM


I kam kërkuar që drejtuesve që të arrestohen vëllai dhe djali i ish-deputetit Rraja. Ajo skenë në Fushë Krujë nuk duhet që të përsëritet më Policia e Shtetit ende nuk e ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar ligjërisht dy individët e lartpërmendur, të cilët e kanë vendin para drejtësisë. Një orë e më parë! Por ajo skenë e shëmtuar në Fushë-Krujë, ka një përmbajtje shumë më domethënëse për Policinë e Shtetit se sa kapja e autorëve të saj.

 

Sipas Ballës, skena e dhunimit masiv të një fisi ndaj dy personave nënkupton që policia u bë zgjatim i krimit.

 

Ajo skenë flet për një situatë të majisur më parë, nga toleranca e papranueshme e policisë së asaj zone, e cila nuk i dëgjoi ankesat e banorëve dhe për pasojë zgjodhi të bëhej mburojë e paligjshmërisë, duke u sjellë si e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët.

 

Në fund, shqetësim për ministrin e brendshëm është komunikimi i informacioneve të klasifikuara nga uniformat blu te kriminelët, që i bën të dyja palët po njëlloj bashkëfajtorë.

 

Drejtorë e shefa komisaratesh frekuentojnë lokalet ditën dhe natën, por kanë edhe kontakte të papërshtatshme, u përcjellin kriminelëve informacione sensitive të punës dhe aksioneve policore. Ka edhe rrugë të tjera, por kjo është një karshillik poshtrues për gjakun e dëshmorëve.

 

Ndaj çdo deputeti që tenton të ndërhyjë në punën e policisë së shtetit, Balla nënvizoi se nuk do të ketë tolerancë, e nëse një skenar i tillë ndodh atëherë zyrtari u bëri apel bluve, t’i drejtohen vetë atij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *