Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për operacionet e 24-orëve të fundit, të strukturave policore në disa qytete në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Balla tha se rezultatet e dukshme rritin përditë besimin e publikut tek uniformat blu.

“Reagimi në kohë i Policisë së Shtetit në parandalimin e konflikteve me pasoja, operacionet sistematike “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po rritin besimin e qytetarëve përditë e më shumë. Përgëzime Policisë së Shtetit Fier, Velipojë dhe Korçë, për rezultatet e 24 orëve të fundit”, nënvizon Balla.

Disa ditë më parë, në një sondazh të institutit “Agenda” citohet se mbi 70% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *