Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar nga bashkitë që 4% të buxhetit të tyre ta alokojnë për emergjencat civile. Thirrjen ai e bëri në një takim që pati këtë të mërkurë me prefektët dhe kryetarët e bashkive.

 

“Brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e ligjit përkatës për emergjencat, kërkohet që bashkitë të kryejnë vlerësimin e risqeve në territorin e tyre duke hartuar dhe miratuar dokumentin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë, të cilin ia dërgojnë Prefektit të Qarkut dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Një detyrë tjetër, që ligji kërkon është planifikimi i buxhetit të emergjencave civile. Ligji kërkon që bashkitë të alokojnë 4 % të buxhetit të tyre për emergjencat civile. Ligji i detyron Prefektët që ata mos ta miratojnë buxhetin e bashkive, në se ato nuk kanë parashikuar 4 % të buxhetit për emergjencat civile.”

 

Gjatë këtij takimi Lleshaj deklaroi edhe se duhet një “veting” për emrat e rrugëve për të shmangur rastet kur emrat e të dënuarve futen në sistemin e adresave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *