Tetë ministret e kabinetit “Rama” I kanë dërguar një letër parlamentit holandezë në lidhje me çështjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Kur priten edhe pak ditë nga dhënia e përgjigjes së KE, ministrja, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirliu, Besa Shahini, Elva Margariti, Belinda Balluku, Anila Denaj e Elisa Spiropali kanë kërkuar përmes një letre zyrtare nga Holandezët që të mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë.

 

Në letrën e siguruar nga Vizion Plus, të nisur pak ditë më parë, ministret theksojnë së në Shqipëri ka një admirim për Holandën dhe se prespektiva europiane është një rëndësi e jashtëzakonshme për vendin.

 

“Tetë nga 15 ministritë në Qeverinë shqiptare drejtohen nga gratë; si nëna dhe vajza, si gra që luftojnë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë. Në rrugën e demokracisë ne hymë vetëm 30 vjet më parë, pas 5 dekadash të gjata e të errëta, si një lloj Koreje europiane e Veriut”,

 

Ministret theksojnë gjithashtu në letër se ato kërkojnë thjesht bashkimin e Shqipërisë me kombet e tjera të Europës me qëllim që dhe reformat e nisura të kalojnë në një tjetër stad.

 

“Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë. Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *