E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ministrat nuk u shkarkuan, me Braçen na bashkon programi”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë nga ministrat e larguar nuk u shkarkua nga detyra por u zëvendësuan.

 

Rama tha se të emëruarit e rinjë do t’I japing një shtysë reformave të iniciuara nga qeveria.

 

Reklamë

Duke u ndalur tek kritikat, Rama pohoi se dhe në 2013 u kritikua njësoj ndërsa bëri me dije se ministrat e rinjë janë më profesionistë se ata që u emëruan mandatin e parë qeverisës.

 

“Së pari e quaj humbje kohe, debatin teknik-jo teknik. Kur krijuam qeverinë e parë në 2013 u kritikova egzaktësisht për të njëjtën gjë. Dhe për disa vite ministrat që u larguan, së fundmi konsideroheshin teknik. Unë di që PS është më shumë sesa anëtarësia e saj dhe ka përgjegjësi dhe detyrimin që t’i japë mundësinë më të mirë përfaqësimit të interesave të tyre shqiptarëve, pa e konceptuar qeverinë si monopol. Unë e di që ministrat e rinj janë më me eksperiencë sesa ata që u larguan, kur ishin në ditën e parë të qeverisë. Askush prej tyre nuk vjen thjesht nga bankat e opozitës apo politikës, por nga eksperienca të mirëfillta pune. Unë di që kjo është një nga dallimet, një nga ato që e bëjnë PS-PS”

 

Ndërsa teksa u pyet nga gazetarët nëse I trëmbet faktit se presidenti mund të mos dekretojë ndokëndë prej ministrave të rinjë, kreu I qeverisë e mohoi një fakt të tillë.

 

“Nuk shoh arsye për të dyshuar në faktin që Presidenti i Republikës të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat si kundër e kërkon kushtetuta. Ndërkohë që po ky ngërçi i kaluar do të adresohet patjetër në rrugën e duhur për të pasur një qartësi të plotë, jo për të djeshmen, as për marrëdhënien e sotme me Presidentin, por përgjithmonë në raport me këtë institucion garant të Republikës së Shqipërisë.”

 

Rama u ndal edhe tek emërimi i Erjon Braçes si zv/kryeministër. Ai tha se me Braçen pavarësisht qëndrimeve e bashkon programi.

 

“Për sa i përket Erion Braçes, besoj që gjithë sa thatë ju tregon të kundërtën e asaj që thatë ju dhe propagandohet nga shumëkush që unë jam person që dëshiroj të rrethohem vetëm nga njerëz që janë dakord me mua. Me dabatet tona të brendshme në kryeministri. Është një e njëqinda sepse ne jemi një familje që diskuton dhe kundërshtohemi me njëri-tjetrin. E bëjmë dallimin midis qëllimit të përbashkët. Me Erhon Braçen na bashkon vizioni por në momente kemi kundërshtime. Dua t’u them gjithë atyre që më kanë kërkuar arsye dhe argumente për ta goditur, se Erjon Braçes i merrni të keqes të gjithë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë