100 dite nga puna e qeverise, kryeministri Rama mbledh ministrat e tij, në atë që njihen si “Retreat”.

 

Në mjediset e viles 30, prej mëngjesit secili nga ministrat po raportojnë për punën e deritanishme, objektivat e përmbushur dhe ato në pritje për t’u realizuar.

 

 

Qëllimi i mbledhjes me orë të gjata është analiza e 100 ditëshit të mandatit të tretë qeverisës.

 

Përveç raportimit të rezultateve të deritanishme, kreu i qeverisë do t’u komunikojë edhe se cilat janë prioritetet për muajt në vazhdim.

 

Kujtojmë se në programin qeverisës, edi rama si shtylla kryesore vendosi rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit dhe pandemisë.

 

Shtylla e dytë ishte mirëqenia sociale dhe zhvillimi i sektorëve të caktuar të ekonomisë, ai në fushën e transportit ajror dhe detar. Po aq e rëndësishme në përmbushjen e programit qeverisës, është edhe zbatimi i reforme në drejtësi, ashpërsimi i luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *