E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministrat e rinj, Soreca: Moment i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me me ndryshimet në qeveri dhe betimi i ministrave të rinj të qeverisë “Rama”.

 

Ambasadori përmes një postimi në Twitter uron ministrat të cilët këtë të enjte bënë betimin te presidenti Ilir Meta për marrjen e detyrës në një moment kyç, sipas tij, për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE-së.

 

Reklamë

“Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Mirëpres të punoj me të gjithë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë