E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ministrat e Mbrojtjes të BE kundër Macron për NATO

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Europian, pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron se NATO ndodhet në vdekje klinike, u takuan në Bruksel për të diskutuar rolin e Alencës Veri atlantike.

 

Në këtë takim ministrat kanë miratuar një listë me 13 projekte në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, në kuadër të  aftësitë mbrojtëse dhe të përmirësohet gatishmëria operative dhe kontributi i forcave të armatosura të NATO-s.

 

Reklamë

Në fjalën e tij ministër i Mbrojtjes i Austrisë është shprehur se NATO nuk është goditur nga emoragjia celebrale. Ne kemi dy organizata funksionuese, aleancën ushtarake nga njëra anë, por mbi të gjitha Bashkimi Europian.

 

Ndërkohë presidenti Macron, duke folur në Forumin e Paqes në Paris, i quajti kritikët si hipokritë sepse sipas ti, ‘ata refuzojnë të njohin joefikasitetin e organizatës”.

 

Sipas planeve, me të cilat ranë dakord ministrat e mbrojtjes të BE-së në Bruksel, do të fillojë puna për një anije të re patrullimi, një armë elektronike zhurmimi për avionët dhe teknologji për gjurmimin e raketave balistike.

 

Pakti synon financimin, zhvillimin dhe stacionimin e forcave të armatosura nga këto vende pas vendimit të Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë