E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministeriali i NATO, Xhaçka: 2% e GDB për ushtrinë deri në vitin 2024

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përsëritur angazhimin e qeverisë shqiptare për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024.

 

Ministrja ka marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO në Bruksel, ku garantoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqëruajtëse.

 

Reklamë

“Deri në viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP”, tha Xhaçka, ndërsa bëri të ditur dhe certifikimin e pak ditëve më parë të 1 mijë efektivëve të këmbësorisë nën monitorimin e ekspertëve më të mirë të NATO-s.”

 

Ministrja Xhaçka siguroi vendet anëtare se Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeruajtëse përkrah aleatëve të saj.

 

Gjatë punimeve të Ministerialit, Ministrja Xhaçka u takua me Sekretarin amerikan Mattis dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg. Mattis e Stoltenberg vlerësuan angazhimin e Shqipërisë në operacionet e NATO-s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë