E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ministeriali i Mbrojtjes, Xhaçka niset për në Bruksel

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka niset për në Bruksel, për të marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes.

 

Ministeriali do të zhvillohet në datat 13 dhe 14 Shkurt dhe Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë se çfarë hapash do të kërkohen për të mbrojtur Europën nëse një traktat dypalësh amerikano-rus për çarmatimin do të dështojë.

 

Traktati ndalon raketat bërthamore me një distancë prej 500 deri në 5 5000 kilometrash. Njëherësh ky traktat përbën themelin e arkitekturës së sigurisë të Europës pas firmosjes 32 vjet më parë.

Më shumë video

Reklamë