Subscribe

Bizneset e dy vendeve Shqipëri dhe Kosovë kërkojnë që projekti i ashtuquajtur minishengen ballkanik, të nisë fillimisht me Prishtinën zyrtare, pasi edhe pse janë mbi 30 marrëveshje ekonomike të miratuara, barrierat janë ende prezente.

 

Sipërmarrësit thonë se një nga penalizimet kryesore është fakti se vendet përfaqësojnë një treg të vogël, ndaj heqja e barrierave do të bëjë që investitorët serioz të kenë më shumë interes në një treg të madh mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

 

Bizneset prodhuesve të vendeve shqipfolëse u mblodhën në Tiranë ku evidentuan sfidat me cilat përballet ky sektor, ndërsa përsëritën të njëjtat kërkesa për lehtësimin e tregtisë mes vendeve, kërkesa të cilat prej vitesh kanë mbetur të paplotësuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *