Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç këtë të hënë duket se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së  Veriut Zoran Zaev.

 

Tema e kësaj bisede duket se ka qenë përgatitjet në lidhje me takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve.

 

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”.

 

Ndërkohë kreu i shtetit serb Vuçiç, më parë, tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, dhe më pas edhe me vendet e tjera, për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *