Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,ka komentuar takimin e zhvilluar në Tiranë për minishengenin Ballkanik.

 

Kurti në reagimin e tij i kujton kryeministrit Edi Rama se rruga e Beogradit për në Tiranë kalon përmes Prishtinës.

 

Ndër të tjera në postimin e tij në Twitter, kreu i VV shkruan se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për më shumë bashkëpunim dhe jo konfrontim.

 

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *