Subscribe

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit të ujit në Poçem të Mallakastrës vijojnë grevën e urisë për 5 pagat e prapambetura .

 

Punonjësit thonë se ende nuk ka asnjë reagim për kërkesat e tyre, por vetëm premtime boshe që ju bëhen nga përfaqësues të firmës dhe kompanisë.

 

Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit ishin dhe 8 minatorë nga Bulqiza, të cilët në shenjë solidariteti iu bashkuan grevës.

 

Një përfaqësues i tyre u bëri thirrje që të bashkohen dhe të luftojnë për të drejtat.

 

“Hallet i kemi të përbashkëta si ne në Bulqizë. Dy janë sektorët më të mëdhenj të vendin miniera në Bulqizë dhe nafta në Ballsh, ky është një hall i përbashkët. Kundër nesh janë pronarët, shteti, oligarkët dhe e vetmja mënyrë është që ne ta marrim situatën në dorë, të bashkohemi, t’i japim dorën njëri tjetrit se mbi të gjitha jemi këtu për të drejtat tona dhe jo për të drejtat e atyre. Bashkimi bën fuqinë. Minatorët ende se kanë marrë një status dhe ato vuajnë po ashtu si ju me shumë probleme shëndetësore. T’i japim dorë njëri tjetrit të bashkohemi dhe të krijojmë sindikata të reja, pasi ato që janë shohin thjeshtë interesat e tyre dhe se kanë mendjen te punëtorët.”

 

Protestuesit shprehen të vendosur t’i shkojnë deri në fund të kauzës së tyre dhe se e vetmja mënyrë për t’i nxjerrë nga greva është marrja e pagave të prapambetura.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *