Minatorët e Spaçit mbyllin grevën pas 40 ditësh, nisin negociatat për rikthimin në punë dhe plotësimin e kërkesave të tyre

Pas 40 ditësh protesta për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit në Mirditë kanë mbyllur organizimin e tyre të përditshëm protestues. Vendimi u mor nga Komisioni i Greves dhe Keshilli Sindikal, pas një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit.
Minatoret dhe sindikalistet njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore, ndersa u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.
Tubimi u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, të cilët garantuan mbështetje të plotë deri në zgjidhjen e problemeve të minatorëve.
Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, e ndërmjetësuar nga kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe deputeti Gjin Gjoni, kane nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë dhe më pas për plotësimin e kërkesave të tyre./vizionplus.tv




