Deputetja socialiste e Shkodrës Mimoza Hafizi është e para qe mbështet publikisht kërkesën e Ben Blushit, për te zhvilluar zgjedhje per kryetarin e Partisë Socialiste. Hafizi gjykon se duhet respektuar statuti i partisë se zgjedhjet per kryetar bëhen çdo 4 vjet dhe do te vazhdoje përpjekjet per këtë ne forumet e partisë.
Diskutim i vazhdueshëm me te gjithë koleget, edhe kërkesën qe ne rendin e ditës se kongresit te ardhshëm, te kongresit te marsit te futet edhe neni i zgjedhjeve per kryetarin e partisë.
Dhe mandati i Edi Rames ne krye te PS, nuk është i vetmi qe është ne shkelje te statutit, sipas Hafizit e njëjta situate, ndodh edhe ne Partine Socialiste te Shkodrës.
Atje nuk ka zgjedhje për kryetar partie, nuk ka pasur asnjëherë qe prej vitit 2007 dhe drejtimi i partisë ne Shkodër është bere ne mënyre te komanduar është bere sipas orekseve te deputeteve te ndryshëm.
Pas mbështetjes se Hafizit, Ben Blushi shpreson qe kjo mbështetje te rritet edhe pse nuk e ka harruar qe 4 deputetet qe e mbështeten ate ne 2009 nuk janë me sot ne grupin socialist.
Do te ishte fatale nëse ata qe me mbështesin mua ne këtë projekt te penalizohen çka është e vërtete qe ka ndodhur dhe ka ndodhur vetëm per nje arsye. Edi Rama penalizoi te gjithë ata njerëz qe u grumbulluan kundër tij ne vitin 2009.
Por Blushi duket i vendosur qe ne 19 mars te shpalle programin e tij për nje parti me modern dhe te majte.
Sigurisht qe te gjithë ata qe e pengojnë, Edi Rama i pari këtë kane frike. Pra çështja nuk është ne parim, qe nuk ka zgjedhje sepse kjo nuk parashikohet; kane frike sepse nëse PS voton per një projekt tjetër sigurisht qe mundësia e te gjithë këtyre qe po koncesionojne ekonominë kombëtare, po grabisin; ka deputete te PS qe jane duke grabitur per shkak te statusit qe iu njeh atyre Edi Rama grabisin territore zona toka, influence, biznese; keta njerëz nuk do ta kene me kete mundësi n.q.s PS vendos te votoje ndryshe. Dhe ky është thelbi; nuk lejohet kjo gare sepse duan te vazhdojnë te qeverisin siç ka ndodhur ne keto tre vitet e fundit, qeverisje e cila vetem e majte nuk eshte vetëm e ndershme nuk është dhe është ne antagonizëm te plote me interesin e publikut.
Por gjate ditëve te fundit, kundërshtaret e projektit Blushi kane qene me te forte e me te shumte ne PS, duke nisur nga kabineti qeveritar e deri tek drejtuesit e grupit parlamentar.