Subscribe

Najada Çomo është e dorëhequra e radhës nga mandati i deputetit. Pak javë para se të betohej në parlament, shefja e Spitalit Infektiv të Tiranës lë mandatin e saj. Si arsye të braktisjes së karriges së deputetit, kryeministri Edi Rama komunikoi nevojën që Najada Çomo ndjen për t’i shërbyer pacientëve, të shtuar në numër, të infektuar me variantet e reja të Covid-19.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Jam sinqerisht i prekur nga komunikimi me doktoreshë Najada Çomon, e cila u bë simbol i rezistencës së mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë. Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes së sapozgjedhur të Kuvendit të  Shqipërisë, duke e ndierë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë na ekipi i saj fantastik, pikërisht në momentin kur varianti Delta i virusit nisi të mbushë shtretërit e pavijonit të terapisë intensive.

 

Me dorëheqjen e Najada Çomos, që ishte ndër gratë socialiste që mori pak vota preferenciale në parlamentaret e Prillit, 1583, karrigen e deputetes e fiton Mimi Kodheli. Ish Ministrja e Mbrojtjes nuk e mori mandatin pasi u rendit nga kryesocialisti Edi Rama në vendin e 21, jashtë zonës së sigurtë të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.

 

Duket se shija e hidhur e humbjes e shoqëruar dhe me një fjalim lamtumire për Mimi Kodhelin zgjati pak muaj. Me kodin e ri zgjedhor dhe në përmbushje të nenit 164, një grua zëvendësohet me një grua, e cila ka numrin më të lartë të votës preferenciale nga kandidatët për deputetë jashtë listës fituese.

 

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të pësojë. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është dorëhequr publikisht nga mandati i tij i deputetit dhe çdo post tjetër drejtues në parti.

 

Tanimë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shpërndarjen e mandateve, atë e fiton kandidati për deputet që ka votën më të lartë preferenciale në listën jo fituese, dhe atë e ka Mirela Pitushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *