Kandidatja për deputete në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, deklaroi në “Vizion Plus” se ishte e bindur që qytetarët shqiptarë do t’ia besonin votën e tyre Partisë Socialiste.

 

Duke komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama dje pas fitores, ku bënte thirrje për justifikim të mandatit të tretë, Ekonomi tha se edhe për disa muaj në qendër do të jenë proceset e vaksinimit dhe rindërtimit.

 

“Qytetarët vendosën të jepnin verdiktin për udhëheqje drejt progresit. Unë besoj që shqiptarët kanë besuar tek ajo që kemi ofruar ne. Jam e bindur për këtë…Kemi një listë me punë për të bërë. Kryefjala jonë edhe për disa muaj është vaksinimi masiv dhe rindërtimi; po hapim shanset për një rimëkëmbje ekonomike.

 

Sa i përket ftesës për bashkëpunim drejtuar PD-së nga ana e socialisteve dhe akuzave për cenim procesi, Ekonomi shtoi:  “Ne jemi përpjekur gjithmonë që të kemi një qasje shumë ndërtuese me opozitën, kjo ka qenë edhe  gjuha që kemi përkthyer në mesazhe të ndryshme. Shqipëria nuk mund të jetë më peng i interesave të individëve…Ishte e pamundur që ta manipuloje procesin. Sistemi ishte plotësisht i vëzhgueshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një punë që ka qenë e lavdërueshme edhe nga ODIHR. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *