Subscribe

Komisioni për Politikën e Jashtme ka miratuar, tashmë prej dy muajsh projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19”.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, teksa ka lexuar në anglisht marrëveshjen me instrumentin COVAX për vaksinën është ndërprerë nga ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Tritan Shehu: Milva unë nuk të pyeta për Gavin, fola për COVAX-in. Nuk është e njëjta Gavi me COVAX-in, e ke gabim, lexoje edhe njëherë nga e para. Gavi është një nga sponsorizuesit e COVAX-it, por nuk është Gavi – Covax-i.

Milva Ekonomi: Nuk janë pra, atë po përpiqem të shpjegoj edhe unë, por nuk ia vlen që të bëjmë këtë bisedën, sepse ky është një instrument që ekziston, vendet janë duke e përdorur dhe këtu kemi 5 kompani që po bëjnë përpjekje për të certifikuar vaksinën.

Tritan Shehu: Ti fillove të më lëxosh anglisht. Po të duash, unë lexoj edhe frëngjisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *