E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milot Rashica u bën një “super-dhuratë” prindërve

Milot Rashica po shijon disa ditë pushimi në vendlindje.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, i cili aktivizohet te Verder Bremen në Bundesligën gjermane, u ka bërë prindërve një “super-dhuratë”.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Range Rover”.

Lajmin e ka bërë të ditur babai I futbollistit, në një postim në rrjetet sociale.

“Dhurata çdo herë është e mirë po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Faleminderit Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve, Allahu të ruajt. RANGE ROVER 00“, ka shkruar ai në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Reklamë