E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milot Rashica në radarin e ekipeve të mëdha

Milan po mendon për të ardhmen. Si çdo fillim sezoni shumë projekte vendosen mbi tavolinë, por me sa shohim nuk po japin rezultatet të cilat të gjithë kanë dashur. Ka shumë sezone që kuq e zinjtë nuk po arrijnë të marrin pjesë në kompeticionin prestigjoz të Champions League.


Ralf Rangnick duket se do të jetë trajneri i ri i ekipit në sezonin 2020-21. Duke patur parasysh se trajneri aktual, Stefano Pioli, po bënë një punë të mirë, baza e ekipit do të jetë po e njëjta. Tekniku gjerman do synojë të afrojë në ekip vetëm talente me perspektivë.


Objektivi numër një mbetet talenti italian Sandro Tonali i cili shihet si një Pirlo i ri. Ekipi i Brescia kërkonë mbi 30 milion Euro për talentin, shifër e cila duket e përballueshme për një lojtar të tillë.

Në listën e Rangnick kemi edhe futbollistin shqipëtar , Milot Rashica. Mediat gjermane momentalisht e shohin atë me afër ekipit të Leipzig por asgjë nuk është finalizuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë