Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, preket në studio kolegu: Ngjarje...

Çfarë note i vë gjyqtari procesit të vettingut? Ja...

Drejtësia para reformës apo ajo pas 2016-s? Gjyqtari Kalaja...

Çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor drejtësie’? Gjyqtari zbulon prapaskenat:...

Pse Zvicra nuk pranon ‘pentito’? Gjyqtari Kalaja zbulon arsyet:...

“S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një aksident fatal”,...

A mund të kthehet ‘koka’ e klanit kriminal në...

Si bëhet një kriminel, bashkëpunëtor drejtësie? Gjyqtari Kalaja: Ja...

Nga çekiçi në gjyq te pena e shkrimtarit, gjyqtari...

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur që kemi...

“Milot-Balldren”, Duma: Aferë dhe provë e qartë e krimit ekonomik

22 Korrik 19:54

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma e ka quajtur skandal të koncesionit Milot-Balldre, duke theksuar se kontrata është miratuar në të njëjtën ditë që ka kaluar edhe projektligji për ofertat e pa kërkuara për rrugët.

 

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Duma shkruan se kompania ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndërsa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro, ndërsa totali i kapitalit është 3.2 mln euro.

 

Ndër të tjera Duma deklaron se PPP-ja ka një vlerë 14 fish më të lartë se vlera që përcakton Bashkimi Europian për të njëjtat rrugë.

 

“Saga korruptive e Milot – Balldren; aferë dhe provë e qartë e krimit ekonomik dhe korrupsionit që zhvillohet “në dritë të diellit”. Në 18 korrik të këtij viti Kuvendi miratoi me nxitim kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”. Si gjithmonë një kontratë e nisur si ofertë e pakërkuar nga kompania ANK.

Kjo kontratë u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rruga Milot – Balldren 17.2 km e do kushtojë 213.6 milionë euro ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kjo kontratë do paguhet në euro dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, kur të ardhurat qeveria shqiptare i merr në lekë, e gjitha për të mbrojtur dhe kompaninë. Në samitin e Poznanit ku qeveria shqiptare kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës nga BE, Rama u paraqit pa asnje kërkesë, ndërsa vendet e tjera mundën të përfitonin ndërtimin e rrugëve me fonde europiane, Shqipëria do t’i kryejë me 14 fishin e kostove, një vjedhje e njëqind fishtë, së pari se do të mund të kryheshin shumica e kilomentrave me fonde europiane dhe së dyti sepse një km me studimin europian kushtoj 1.2 mln ndersa me PPP e Ramës, Milot – Balldren sipas kontratës faktike tashmë kushton 13.3 mln euro. Dhe afera nuk mbaron këtu, kompania me të dhënat dhe hulumtimet edhe të mediave dinjitoze nuk ka aftësi paguese. Kështu ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndësa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Për këtë qeveria Rama bën një tjetër “zgjidhje”. Në ndryshim nga kontratat e mëparshme që bëhen me “çelësa në dorë”, që do të thotë që kompania kontraktore ka përgjegjësinë të mbarojë punimet pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës së prokurimit (si në rastin e rrugës së Arbrit); për Milot-Balldren, kushtet janë ndryshe. Neni 35 i kontratës, “Ndryshime në punimet apo shërbimet” specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në projekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove.

Kontrata parashikon që përballimi i kostove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. (neni 35, faqja 70-72 e kontratës: http://ëëë.parlament.al/…/ProjektL…/kontratamilotballdre.pdf)

Pra në seancën e fundit të Kuvendit ka ndodhur që të:

– miratohet në të njëjtën ditë një PPP e pa kërkuar dhe projektligji për ndalimin e PPP te pakërkuara nga FMN

– miratohet një PPP me vlerë 14 fish më të lartë se vlera që përcakton Bashkimi Europian për të njëjtat rrugë,

– pagesa miratohet në euro, ndryshe nga kontratat e mëparshme dhe ndërsa kostot e inflacionit i bien buxhetit të shtetit që vepron në lekë,

– për të avantazhuar kompaninë e cila nga bilancet zyrtare duket që nuk ka aftësi paguese, futet në Nenin 35 të Kontratës një klauzolë që jep mundësi ndryshimi pagesash apo kostosh dhe e lehtëson kompaninë e rëndon shtetin sepse parashikohet që punimet te mund të mos kryhen “me çelësa në dorë”.

Të gjitha këto shkelje që bëhen qetësisht janë provë e pastër se nëse reforma në drejtësi do te kishte nisur së funksionuari abuzuesit duhet te dilnin para drejtesise.”

Posted Under:
Politike
Tagged:
Afere Duma Korrupsion

Nga e njëjta kategori

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur që kemi arritur një tjetër gur kilometrik, dashuria e Shqipërisë për BE është pa kushte

më shumë...

“Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”, Kos: Arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin!

më shumë...

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Marilena Raouna: Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grupkapitujt e themeloreve

më shumë...

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqësi nga veto

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:21

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, preket në studio...

10:15

Çfarë note i vë gjyqtari procesit të...

10:06

Drejtësia para reformës apo ajo pas 2016-s?...

9:57

Çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor drejtësie’? Gjyqtari...

9:43

Pse Zvicra nuk pranon ‘pentito’? Gjyqtari Kalaja...

9:40

“S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një...

9:36

A mund të kthehet ‘koka’ e klanit...

9:28

Si bëhet një kriminel, bashkëpunëtor drejtësie? Gjyqtari...

9:20

Nga çekiçi në gjyq te pena e...

8:47

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur...

8:42

“Puna e Shqipërisë për 10 vite ka...

8:34

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Marilena Raouna: Shqipëria...

8:32

Mijëra aplikime në pak orë, Jaupllari: Vetëm...

8:06

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

7:51

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do...

7:39

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev,...

7:21

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE,...

7:20

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet...

7:04

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet...

6:42

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti...

Më të klikuarat

  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.