Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë e edi Ramës për kontratën koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot –Balldren.

 

Sipas tij Milot-Balldren, që kushton 260 milion euro për 17 kilometra, është një ndëtr hajdutëritë që nuk e ka njohur ndonjëherë Europa.

 

Ndër të tjera kryedemokrati është shprehur se nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit të hajdutëve, regjimit më të korruptuar që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

 

“Nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit të hajdutëve, regjimit më të korruptuar që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Sepse nuk mund të bashkëpunojë kurrë dinjiteti me babëzinë, me shkeljet flagrante të ligjit dhe të kushtetutës. Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në masa dhë në pacipësi edhe hajnisë kriminale te Unaza e re, 40 milion euro për 2 kilometër. Tani Milot-Balldren, 260 milion euro për 17 kilometra. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Kjo është një tjetër lloj hajdutërie, është hajdutëria e hajditit që vjedh se nuk ka të nesërme, të marrim ca të marrim të kapim ca të kapim.  Tani dua ti them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare: mos guxo një lopatë të vetme dheu, sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive.Kjo kontratë do të varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, do të shkojnë para drejtësisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *