E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Militantët në Ripin e Gazës me sulme ajrore ndaj Izraelit

Militantët palistanezë në Ripin e Gazës, kanë lansuar të paktën 100 raketa në drejtim të Izraelit jugor të shtunën, raporton ushtria izraelite.

 

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, tha se një 22 vjeçar është vrarë nga sulmet ajrore ndërsa nuk është raportuar për viktima të tjera.

 

Shpërthimi i luftimeve vjen pasi liderët e Hamasit, grup militant që kontrollon Gazën, dhe një grup i vogël islamik ishin në bisedime në Egjipt për të arritur armëpushim.

 

Ushtria e Izraelit tha se dhjetëra raketa janë shkatërruar nga sistemi mbrojtës dhe se rrugët afër kufirit me Ripin e Gazës ishin mbyllur për civilët.

 

Tensionet janë rritur ditëve të fundit pas dyshimeve nga Hamasi se Izraeli po e vonon implementimin e armëpushimit të dakorduar.

 

Të premten, dy palestinezë kanë mbetur të vrarë nga forcat izraelite gjatë protestës javore në kufirin Izrael-Gaza.

Vazhdo të lexosh