Finalja e Uefa Champions League nuk është thjesht një duel prestigji. Në lojë janë miliona e miliona euro, qoftë sa i takon parave që do të fitoje fituesi i këtij kompeticioni, por edhe për premiot që Juventusi dhe Reali kanë vënë në dispozicion të lojtarëve të vet, për t’i motivuar gjithnjë e më shumë. Bosi i klubit italian, Andrea Anjeli i ka premtuar një shpërblim prej 9.1 milion euro ekipit, nëse do të triumfojnë me 3 qershor ne Kardif.

 

Në rast suksesi, secili nga 26 lojtarët do të marre 350 mijë euro. Sigurisht, këto janë para që do të hidhen në arkat e bardherzinjve nga sponsoret dhe UEFA, për shkak të rezultateve të shkëlqyera në këtë edicion të Championsit.

 

Megjithatë edhe ne rastin më të keq që Juventus nuk do t’ia dilte dot kundër Real Madrid, vetëm për arritjen deri në finale, lojtarët do të përfitonin secili nga 270 mijë euro. Duhet theksuar se premio e Anjelit për çdo lojtar të Juventusit, këtë herë është gati 50 mijë euro me e madhe në raport me finalen e 2015 në Berlin kundër Barcelonës, e cila u humb me shifrat 3 me 1.

 

Megjithatë, përpos shifrave financiare, duket se dueli i madh i Kardifit që do të transmetohet në Vizion Plus dhe Tring HD, është një bast i madh i juventineve me veten e tyre, pasi shumë prej yjeve bardhezinj si Kielini, Bufon, Higuain apo Barzali e kanë ndoshta shansin e fundit për te fituar një trofe kaq të madh në karrierën e tyre.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *