Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

“Shqipëria në sallën e urgjencës”, Berisha: Vendit i duhet...

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama:...

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”,...

Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet,...

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

“Miliona euro dëm për bizneset, nga gripi i shpendëve”/ Bylykbashi thirrje Qeverisë

5 Prill 11:46

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i ka bërë thirrje Qeverisë që të dëmshpërblejë, pronarët që janë dëmtuar nga gripi i shpendëve.

 

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bylykbashi shkruan se shqiptarët kanë nevojë për qeverisje, jo për kakarisje propagandistike qeveritare. Bylykbashi thotë më tej se Qarku i Durrësit është qendra kritike.

 

“Industria e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve është sot në gjunjë nga gripi i shpendëve.
Zona zgjedhore, Qarku Durrës, ku shërbej si deputet është qendra e krizës.

Këtu ndodhet 60% e kësaj industrie të rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë, me 400 të punësuar që rrezikojnë vendet e punës, pra 400 familje që rrezikojnë varfëri edhe me të thellë nga papunësia dhe rroga e munguar. Por mbi të gjitha pasojat rëndojnë shumë mbi konsumatorët familjarë.
754.000 krerë kanë ngordhur apo janë asgjësuar për shkak të epidemisë. Ky është një dëm me pasoja të mëdha për ekonominë e zonës, por edhe më gjerë në Shqipëri.

 

Por po aq, është me pasoja të rënda tek konsumatorët, për shkak të shtrenjtimit të çmimit.
Veza është produkt bazë i shqiptarëve, e sa më shumë varfërohet xhepi, aq më shumë familjet përdorin ushqimet bazë.

Kriza që ka shkaktuar epidemia e ka çuar në qiell çmimin e vezëve. Në janar e shkurt, kur epidemia nuk kishte goditur ende, një kokërr vezë me shumicë ishte 11 lekë/kokërr ndërsa sot është 22 lekë/kokërr, pra është rritur 100%. Me pakicë një kokërr vezë më parë kushtonte 15-17 lekë, ndërsa sot kushton 26-35 lekë, pra është dyfishuar.

 

Por, ndërkohë, që e gjithë shporta e ushqimeve bazë është shtrenjtuar drastikisht brenda një muaji, çmimi i vezëve nuk është rritur sepse plasin bombat në Kiev siç i pëlqen Ramës të thotë, por sepse ka plasur gripi i shpendëve.

Qeveria u përpoq ta fshihte fillimisht epideminë e gripit të shpendëve. Në fillim e quajti “laringo-trakeit infektiv”. Vetëm më pas u detyrua të pranonte që ishte grip shpendësh H5N8.

Arsyeja e shmangies është shumë e thjeshtë: qeveria është e detyruar nga ligji dhe aktet normative të Këshillit të Ministrave që të dëmshpërblejë industrinë e prodhimit të vezëve për humbjet nga gripi i shpendëve.

 

Sa më vonë të cilësohej natyra e vërtetë e ngordhjes nga gripi i shpendëve, aq me pak krerë të ngordhura apo asgjësuara duhen dëmshpërblyer. Ligji për shërbimin veterinar i vitit 2011, VKM 408/2013 dhe Plani i Kontigjencës i viti 2021 detyrojnë shtetin të përballojë nga buxheti shpenzimet për çrrënjosjen e sëmundjes dhe dëmshpërblimin e bizneseve për krerët e ngordhur apo asgjësuar.
Urdhërat e ministrit për këtë qëllim janë nxjerrë dhe janë në fuqi.

 

Por fakti është që shteti nuk ka kryer asnjë qindarkë kompensim.
Dëmi që kanë pësuar bizneset e zonës së Durrësit që kam nderin dhe detyrën të përfaqësoj, llogariten me miliona Euro. Po të llogariten edhe bizneset në zona të tjera të prekura, shifra rritet.

 

Shteti e di detyrimin e vet por hesht dhe zvarritet.
Pasoja është e drejtpërdrejtë tek konsumatorët që nuk përballojnë dot dietën bazë ushqimore. Jo çdo çmim rritet nga bombat në Ukrainë. Në rastin konkret, shteti shkel ligjin.

 

Në fillim të marsit u pagoi 10 milion Euro personave në kërkim për kontratën korruptive të inceneratorëve, por asgjë nuk bëri të dëmshpërblejë sipas deyrimit ligjor që industria shqiptare e prodhimit të ushqimit bazë të rimëkëmbet sa më shpejt dhe çmimi i një produkti bazë të ulet e të jetë i përballueshëm për hallexhinjtë, pensionistët, nënat për fëmijët e tyre.

 

Për qeverinë mundet që pulat janë trembur nga bombat ruse, për prokurorinë, ky skandal duhet të jetë së paku shpërdorim detyre, por për konsumatorët e zakonshëm ky është një çmim që ua bën jetën të papërballueshme”, shkruan Bylykbashi.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Biznese bylykbashi Dem gripi i shoendeve

Nga e njëjta kategori

Moreira De Sousa pason Gonzaton, BE propozon diplomaten portugeze për ambasadore në Tiranë

më shumë...

“Shqipëria në sallën e urgjencës”, Berisha: Vendit i duhet zgjidhje paqësore dhe civile

më shumë...

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama: Do të realizohet!

më shumë...

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet për autorin, gjendet e braktisur makina e Sadik Llanit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:26

Moreira De Sousa pason Gonzaton, BE propozon...

11:22

“Shqipëria në sallën e urgjencës”, Berisha: Vendit...

10:54

“Projekti në Zvërnec është një bekim për...

10:46

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet...

10:29

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po...

10:15

“Nëse i them të bëjë diçka, ai...

9:58

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot...

9:50

Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është...

Autori Sadik Llani
9:42

Vrau shokun me kallash, RENEA ende në...

9:41

Goditet grupi kriminal në Vlorë, policia arreston...

8:50

Irani dhe Izraeli thonë se do të...

8:36

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:31

Përplasen tre mjete në Vlorë, humb jetën...

8:09

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim“, parashikomi i...

12:37

Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do...

12:09

Fermerët “në dorë” të kafshëve, mënyra e...

11:47

Kush është fermerja që u largua nga...

11:34

“Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi...

10:51

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin...

10:39

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po...

Më të klikuarat

  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.