Vera dhe i nxehti i saj janë dhe shkaktarët kryesorë i ardhjes së buburrecave dhe milingonave në shtëpinë e secilit dhe veçanërisht në kuzhinë.

 

Shpesh na ndodh që shtëpia të na duket si fole e këtyre insekteve të mërzitshme. Duhet të dini se milingonat ashtu siç vijnë shpejt po ashtu shpejt zhduken. Prania e aleatëve të ndryshëm ushqimorë që gjenden në kuzhina tona, bëhen aleatët më të mirë të tyre.

 

Gjithashtu ekzistojnë produkte të ndryshme që ndodhen në kuzhinë të cilët ndihmojnë në largimin e tyre.

 

Kripa

Nëse hidhni kripë në rrugën e milingonave, ata shumë shpejt do të ngopen me kripë, e cila është fatale për traktin e tyre digjestiv.

 

Soda dhe sheqeri

Përzieni sodën e bikarbonatit dhe sheqerin pluhur në përpjesëtim të barabartë dhe qiteni nëpër vendin në të cilin grumbullohen milingonat. Edhe përzierja e uthullës dhe ujit, në përpjesëtim 2:1 do ta zgjidhë problemin.

 

Limoni

Meqenëse milingonat nuk e durojnë thartirën e limonit, me lëng limoni spërkatni vendet ku ka më së shumti milingona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *