Napoli është edhe ne ketë edicion, skuadra anti Juventus ne kampionatin italian. Jugoret mposhten 3 me1 Bolonjen ne javën e 3 te kampionatit duke u ngjitur ne kuotën e 9 pikëve ne krye te renditjes. Pike te plota per skuadrën e trajnerit Sarri, e cila pret tani me qetësi derbin e Italisë sot mes Interit dhe Juventuisit me shpresën se bardhezinjte do te ndalen ne San Siro. Ndërkohe vete Napoli, mund t’i gëzohet faktit qe skuadra po rritet nga java ne jave dhe per me teper tifozët kane harruar tashme largimin e Higuian dhe kane tashme nje idhull te ri. Behet fjale per polakun Milik, autor i nje dopiete kundër Bolonjes. Te zotet e shtëpisë kaluan ne avantazh ne pjesën e parë me Kajehon edhe ai ne forme te shkëlqyer. Megjithatë ne minutën e 56 Verdi barazoi përkohësisht per Bolonjen përpara se të dilte në skene ish-sulmuesi i Ajaksit. Vetëm pak minuta pasi futet ne fushë në vend të Gabiadit, blerja e madhe e verës realizon golin e dytë për Napolin dhe me pas në minutën e 78 shënon sërish për ta mbyllur sfidën 3 me 1. 6 gola në 5 ndeshje zyrtare me Napolin për Arkadius Milik. Shifra vërtet të frikshme. Me herët Lacio mposhte 3 me 0 Peskaren ku janë pjesë disa lojtarë shqiptare. Një humbje aspak e merituar në këto shifra, por kryeqytetasit dhe për fat të keq protagonist negativ ishte mesfushori kuqezi Ledion Memushaj, i cili goditi shumë keq një penallti në pjesën parë kur rezultati ishte 0 me 0. Më pas në pjesën ë dytë Peskara pësoi 3 gola. Në këtë fraksion luajti edhe Manaj por pa mundur të lejë shenje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *