E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Miliarderi që shkoi në hapësirë ka një mesazh interesant për të gjithë të rinjtë

Miliarderi britanik, Richard Branson, i cili zhvilloi dje një fluturim në hapësirë brenda avionit të posaçëm të kompanisë së tij, është vendosur në qendër të mediave botërore.

 

Së bashku me katër anëtarë të tjerë të ekuipazhit, ai u nis dje nga toka drejt hapësirës, për të realizuar udhëtimin e tij, prej ku filmoi veten, ndërsa publikoi edhe një video-mesazh.

 

Reklamë

“Për të gjithë ju fëmijë; dikur unë isha një fëmijë me një ëndërr, duke kërkuar yjet. Tani unë jam një i rritur në një anije kozmike dhe po shikoj tokën tonë të bukur. Një mesazh për gjeneratat e ardhshme: nëse ne mund ta bëjmë këtë, thjesht imagjinoni se çfarë mund të bëni ju”, tha Branson.

 

Më 20 korrik edhe Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, ka paralajmeruar se do të eksplorojë hapësirën me anijen e tij nga Teksasi.

https://www.facebook.com/171270329296/videos/826466848258743

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë