Miliarderi britanik, Richard Branson, zhvilloi një fluturim në hapësirë brenda avionit të posaçëm të kompanisë së tij.

 

Qindra qytetarë ndoqën nga afër nisjen e mjetit fluturues, në të cilin ishte bashkangjitur raketa e 70-vjeçarit.

 

Në bord ishte miliarderi britanik dhe pesë pjesëtarë te ekuipazhit nga kompania “Virgin Galactic”.

 

Mjeti hapësinor është shkëputur nga avioni në një lartësi prej 13 kilometrash, ku eshte aktivizuar motori dhe më pas shkoi në hapësirë ne një lartësi prej 88 kilometrash.

 

Fluturimi synonte të rriste besimin për kompaninë, e cila planifikon të fillojë të marrë pasagjerë me pagesë vitin e ardhshëm.

 

Më 20 korrik edhe Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, ka paralajmeruar se do të eksplorojë hapësirën me anijen e tij nga Teksasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *