Parlamenti Europian pritet të miratojë ngritjen e një autoriteti të ri të unionit, kundër pastrimit të parave i cili do të ketë rol mbikëqyrës dhe do të kontrollojë vetë institucionet e mëdha financiare ndërshtetërore, që paraqesin rreziqe.

Nënkryetari i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis thekson se shumë shtete anëtare të Unionit nuk i zbatojnë në praktikë rregullat ose janë tepër të dobët në mbikëqyrjen dhe rishikimin e transaksioneve financiare të dyshimta, prandaj është i nevojshëm funksionimi i një autoriteti qendror.

 

VALDIS DOMBROVSKIS

NENKRYETAR, KE

 

“Krimi financiar gjeneron miliarda euro në para të pista çdo vit. Ekspertët vlerësojnë se rreth 1.5 % e PBB-së vjetore të BE-së është e lidhur me aktivitetin e dyshuar financiar. Përkundër bashkëpunimit të gjerë ndërkombëtar dhe legjislacionit gjithnjë e më të sofistikuar të BE-së, pastrimi i parave mbetet një problem serioz. Kjo u bë shumë e qartë pasi një skandal i madh i pastrimit të parave goditi bankat e shumta në të gjithë Europën në vitin 2019. Ne gjithashtu duhet të koordinohemi më mirë midis vendeve të unionit për të luftuar krimin financiar ndërkufitar.”

 

Komisioni Europian gjithashtu propozon një tavan prej 10,000 € për pagesat me para në dorë si dhe forcimin e kontrollit për pasuritë e fshehura.

 

Në të gjitha vendet anëtare duhet të bëhet transparente, se kush zotëron në të vërtetë cilat kompani ose ofrues të shërbimeve financiare, apo kush zotëron pasuri të patundshme. Firmat anonime së shpejti nuk do të ekzistojnë më ndërsa listat e llogarive bankare dhe zotëruesve të tyre do të unifikohen në të gjithë BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *