Uragani Irma është dobësuar ndjeshëm, por dëmet që la pas janë katastrofale. Ishujt e Karaibeve, të njohur ndryshe si parajsa mbi tokë, tashmë janë kthyer në një gërmadhë gjigande pas goditjes shkatërrimtare.

 

Vendi turistik i cili priste çdo verë miliona turistë nga e gjithë bota, e ka humbur tërësisht pamjen që kishte dikur. Rrugët janë të mbushura me ujë dhe baltë. Mijëra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa të paktën 6.5 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Pjesa më e madhe e njerëzve u evakuuan, por një pjesë refuzuan largimin dhe po presin me padurim largimin nga ishujt, pasi nuk ka mjaftueshëm ushqim dhe ujë të pijshëm për të mbijetuar. Autoritetet vijojnë operacionet e shpëtimit edhe pse ndërhyrja në disa zona është ende shumë e vështirë.

 

Të paktën 1.2 milionë banorë rezultojnë të prekur nga uragani më I fuqishëm. Kryqi i Kuq paralajmëron se ky numër mund të shkojë deri në 26 milionë. Numri i viktimave në Florida ka shkuar në 4 e në Kuba 10, duke e çuar në 37 numrin te te vdekurve.

 

Majemi edhe pse nuk u prek shumë nga stuhia e fuqishme, shume prej zonave i ka ende nen ujë.

 

Edhe qyteti i Naples në bregun e Gjirit të Meksikës ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa autoritetet paralajmërojnë krizë humanitare.

 

Pas shkatërrimeve masive, dy uraganet që goditën SHBA-të njëri pas tjetrit, në fillim Harvey e me pas Irma, përllogaritet se do t’i kushtojnë rëndë ekonomisë së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *