Këngëtarja e njohur Miley Cyrus dhe partneri i saj, aktori Liam Hemsworth, po përgatiten për një dasmë në verën e këtij viti, por mos prisni një dasmë alla Hollywood!

 

Revista “Life&Style” ka mësuar ekskluzivisht se dy të rinjtë janë duke u bërë gati të vendosin unazat në malet Himalaje, në Azi.

 

“Miley kërkon të kënaqet më shumë se të bëjë një dasmë madhështore”, – kanë thënë persona pranë çiftit. “Ajo do të fokusohet në anën shpirtërore të martesës dhe është mjaft e interesuar në hinduizëm, prandaj dhe po kërkon vende si Nepali, ku hinduizmi është i bërë njësh me natyrën”.

 

Ndërkohë, para dhe pas dasmës do të mbahen një sërë aktivitetesh, si meditimi, joga, lutje, luajtje në kitarë dhe kalimi i netëve nën yje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *