Marsi i këtij viti ka qënë një periudhë shumë e vështirë për Milanon dhe qytetarët e saj.

Kuptohet e gjitha për shkak të COVID-19, që jo vetëm ka stopuar jetën në një nga qytetet më të mëdha, me të frekuentuara të Europës, por ka shkaktuar edhe drama njerezore në humbjen e shumë jeteve. Të dhënat zyrtare tregojne se 15-ditëshi I dytë I muajit mars  ka sjell rritje dyfish të numrit të viktimave në raport me këtë periudhë të vitit të kaluar.

“Në total në mars të këtij viti kanë gjetur vdekjen 2155 persona, ndryshe nga viti I kaluar kur kishin gjetur vdekjen 1224 persona dhe në vitin 2018 patëm 1206 viktima në një muaj. Në këtë rast diferencen e bën padiskutim rritja e të vdekurve në gjysmën e dytë të muajit mars të këtij viti si pasojë e COVID-19, shprehet për mediat italiane Roberta Cocco.

Në total në 3 muajt e parë të 2018 kishin vdekur 3929 persona, në vitin 2019 vdiqen 3888 ndërsa këtë vit patëm 4459. Aq shume viktima ka kete  kohe saqe eshte mbyllur perkohesisht edhe vendi ku behet kremimi i trupave ne Lambrate.

Një ditë më parë një investigim I mediave lokale në Bergamo tregonte shifra edhe më dramatike, shtatëfishim të viktimave në këtë province në muajin mars në raport me marsin e vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *