Prove force dhe një përgjigje prej skuadre te bashkuar.

 

Milan i Gatuzos i rikthehet fitoreve pas gati një muaji ndërsa e beri nje fushe mjaft te vështirë si ajo e Sassolos me rezultatin 4-1, ndeshje e vlefshme për javën e 7 te Serisë A.

 

Një kundërpërgjigje fantastike për kuqezinjtë ndoshta ne momentin me te vështirë te këtij fillim sezoni. Një fillim mjaft i mire për miqtë te cilët për zhbllokimin shifrave u duhej te prisnin deri ne minutën e 39 kur Kesie ne një kundërsulm surprizoi portierin kundërshtar.

 

Fillimi i pjesës se dyte i zjarrte për djemtë e Gatuzos qe ne minutën e 50 dyfishuan shifrat me një gol fantastik te Suso.

 

Sassuolo një hije ne fushe duke i dhënë mundësi Milanit te avanconte përsëri drejt portës se tyre ndërsa 10 minuta me vone gjeten edhe golin e trete me Kasijeho.

 

Ne minutën e 68 vendasit ngushtuan diferencën me Xhurixhic por pa hyre asnjëherë ne ritmin e ndeshjes.

 

Kuqezinjtë kontrolluan me qetësi sfidën ndërsa ne minutën e 4 shtese Suso vulosi shifrat 4-1 i ndihmuar edhe nga një devijim i Lokatelit.

 

Një fitore me peshe për Milan për ringritjen edhe pse rruga për vazhdimësinë është akoma e gjate.

 

Pas kësaj fitoreje Milan ngjitet ne kuotën e 9 pikëve ne vendin e 10 ndërsa Sassuolo është 5 shkalle me lart por me pike te barabarta me Fiorentinen e vendit te trete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *