Milani është rikthyer te fitorja, pasi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Sasuolon në “San Siro”.

Kuqezinjtë shënuan në minutën e tetë të ndeshjes, por goli u anullua pasi u konsiderua i parregullt. Por kuqezinjve do ju ngrinte sërish buzëqeshja edhe në minutën e 31 të ndeshjes pasi edhe goli i shënuar nga Leao u zhvlerësua.

Ndërkohë miqtë rrezikuan në minutën e 40-të me anë të fantazistit shqiptar Nedim Bajrami, por gjuajtja e tij potente u ndal nga portieri Maignan.

Me rezultatin 0-0 u mbyll fraksioni i parë i lojës.

Me nisjen e pjesës së dytë kuqezinjtë u hodhën sërish në sulm, duke gjetur golin me anë të Pulisic, i cili e dërgoi topin tokazi me të djathtën duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Milan mbyll vitin në vendin e 3-të me 36 pikë dhe diferenca me Interin kryesues është -9 pikë. Në krahun tjetër, skuadra nga Reggio Emilia vazhdon të tregojë se po kalon një sezon “JO”, asnjë fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe vendi i 16-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *